Zjavere Sherifi është Magjistre e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, ndërsa Fehmi Sherifi profesor i Kulturës Fizike.
Profesoresha Zjavere ishte aktiviste e devotshme e PDK-së në Gjilan, dikur nënkryetare e degës në Gjilan. Anëtare e kryesisë së Gruas në PDK, kryetare e nëndegës në Lladovë.
Përvoja e saj e gjatë në politikë do të jetë vlerë e shtuar në Aleancë si dhe mundësi e mirë për Gjilanin.
Aleanca mbetet subjekt me dyer të hapura për kuadro të cilat kanë ide e vullnet për ta zhvilluar Gjilanin.
Mirë se vini në Aleancë profesorë të dashur Zjavere e Fehmi!