Në fakt Kosova po shkonte drejt fitores. Por në minutën e 91-të, rezervisti Martin Sorakov gjuajti saktë nga distanca për të barazuar rezultatin në 1:1. Mbrojtja e Kosovës nuk reagoi si duhet dhe topi mbeti gjatë në këmbët e lojtarëve bullgarë, që edhe realizuan për një pikë.
Kosova ishte në epërsi 1:0 që prej minutës së tetë. Ardit Tahiri realizoi nga pika e bardhë. Shpresat e Kosovës kanë kontrolluar ndeshjen për kohë të gjatë, por morën vetëm një pikë në fund.
Prej minutës së 82-të, Kosova U21 luajti me një lojtar më pak në fushë. Mbrojtësi Andi Hoti u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Për Kosovën U21 ishte ndeshja e katërt në kuadër të Grupit D të kualifikimeve për Euro 2025. Në ndeshjen e parë kishte fituar 2:0 ndaj Estonisë. Në shtator pësoi humbje me rezultatin 3:0 nga Polonia dhe nga Gjermania.
Ndeshja e ardhshme e Shpresave të Kosovës është më 17 nëntor. Në “Fadil Vokrri” vjen pikërisht Bullgaria. Bullgaria ka një pikë më shumë se Kosova.