Në Ferizaj është mbajtur edicioni i 8-të i turneut Memorial në volejboll “Ismet J Ramadani”.
Këtë tunre e shpalli të hapur nënkryetari i Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili me këtë rast theksoi se me evenimente të tilla duhet përkujtuar ata që dhanë për sportin. Ai me këtë rast ka çmuar lart jetën dhe vepren e Ismet J Ramadanit.
Pjesë e këtij turneu ishin ekipet:
KS “Tirana”- Tiranë
KV ” Drita” nga Gjilani
KV “Skenderaj” nga Skenderaj dhe nikoqiri
KVF “Ferizaj”
Ekipi i Dritës u shpall fitues pasi që finale mposhti ekipin KS Tirana” me rezultat 3:0. Vendi i tretë i takoi ekipit Skenderaj pasi shënoi fitore ndaj ekipit Kvf Ferizaj” me rezultat 2:1.
Lojtarja MVP e turneut u shpall organizatorj e KV ” Drita”, Melek Erbin Erbuğa.
Kupën dhe medaljet ekipit fitues jua ndan Kryetari FVK Bahri Gjinovci dhe familjarët e Ismet Ramadani.