Leotrim Rexhepi, boksieri nga Pogragja e Gjilanit, do të udhëtojë në Danimarkë që të zhvillojë meçin e katërt në boksin profesionist.
Më 3 shkurt në Kolding të Danimarkës, boksieri nga Gjilani, do t’i kryqëzojë dorezat me boksierin me origjinë nga Afganistani, Nesar Kunduze, i cili ka nënshtetësi të Danimarkës.
Rexhepi gjerë më tani ka tri duele te zhvilluara në boksin profesionist, duke mposhtur boksierin nga Turqia, Emin Acar, Hungarezin, Istvan Kovaq dhe boksierin nga Rumania Stefan Nikolae.
Leotrim Rexhepi është përgaditur maksimalisht që të dal fitimtarë në meqin ndaj Kunduze. “Po e ndiej vetën mjaft mirë. Jam i përgaditur maksimalisht për këtë duel pasiqë boksieri Kunduzi është një boksier shumë i fortë, por shpresoj se do t’ja dal ta mposhtë. Kemi informacione që është një interesim shumë i madhë në qytetin e Koldingut të Danimarkës sa i përket këtij meçi, por jam i përgaditur dhe përposë fitores nuk mendoj ndonjë rezultat tjetër”, shprehet boksieri 24- vjeçar Rexhepi.
Për ta zhvilluar ndeshjën në Danimarkë kërkohen shpenzime të mëdha, por fal disa donatorëve, të cilët sipas mundësive të tyre i dolën në ndihmë Rexhepit, ia mundësuan atij pjesëmarrjen në këtë meç.
“Edhe kësaj radhe si gjithmonë në ndihmë më dolën: EL-BAU, DEMIRI, DEA, AR-KATANA, e TAFA-s, të cilët sado pak e kanë zbutur gjendjen time dhe ndihma e këtyre kompanive më ka mundësur qe ti kryqëzoj dorzat në Danimarkë. Uroj dhe shpresoj se nuk do ti zhgënjej dhe do ti bëjë krenar jo vetëm ata që më mbështetën por edhe ata që nuk më mbështetën”.
Sipas, Leotrim Rexhepit, ai ka bërë kërkesë për ta ndihmuar tek shumë kompani të mëdha në Komunën e Gjilanit, por ata nuk e panë të arsyeshme, duke mos i kthyer asnjë përgjigje.
Rexhepi me stafin e tij do të udhëton të Enjtën për në Danimarkë.