Gjilan

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni: Diaspora po kthehet për të investuar në Kosovë

Postim i kryetarit Alban Hyseni:

Arsim Hashani është bashkatdhetari nga Gjilani, te i cili, sot, bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, ishim në gurëthemelin e fabrikës “EDI fenster”.

Si 14 vjeçar, ai e la Kosovën e Gjilanin.
22 vite më vonë, Arsimi u kthye në Verbicë të Kmetocit, në Gjilan, për të realizuar ëndrrën e tij.

Investimi rreth 10 milionësh, do të punësojë afër 150 persona. Produktet finale, mbi 90% do të eksportohen.

Diaspora jonë po kthehet. Shpresa për Kosovën, me theks të veçantë për qytetin e Gjilanit, për jetë të mirë e zhvillim, po jetësohet.

#pergjilaninqeduam
#investimetediaspores
#perekonomine

You Might Also Like