Futboll

Te Gjilani vjen edhe një futbollist nga Grasshopper Club Zurich

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Albin Hoti.
Aktualisht 22 vjeç, Hoti vjen nga futbolli zvicerian pas një të kaluare te klubet FC Mutschellen, FC Winterthur & Grasshopper Club Zurich.
Hoti është futbollist që luan në pozicionet e mesfushës, ndërkohë që afrohet për t’i ndihmuar ekipit në objektivat që janë për t’u arritur.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Hotit dhe i urojnë shumë suksese.

You Might Also Like