ARSIMI

Ambasadori finlandez viziton shkollën teknike “Mehmet Isai”

Ka një vit e më shumë që shkolla e mesme teknike “Mehmet Isai” e Gjilanit, është bërë shkak i vizitave të shumta. Ajo përpos zyrtarëve komunal të Gjilanit është vizituar edhe nga organizatat e huaja, por edhe i ambasadorëve të shtetet të Evropës, të cilët janë në detyrë zyrtarë në Prishtinë.
Këtë të hëne, shkollën tonë e vizitoi edhe Ambasadori finlandez në Prishtinë, Matii Nissinen, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe nga nënkryetarja e komunës, Leonora Morina Bunjaku.
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me drejtoreshën e shkollës, Lumnije Tahiri dhe me stafin e shkollës, kryetarët e Aktiveve profesionale, Ambasadorit finlandez gjatë shoqërimit nëpër kabinete i treguan investimet se nga cila organizatë janë bërë, si dhe vlerën e tyre.
Ambasadori finlandez mbeti i kënaqur me realizimin e projekteve dhe gjendjen e shkollës që është tani pas investimeve që janë bërë. Ai ka shpresuar se edhe qeveria e tij në të ardhëm mund të ndihmon këtë shkollë në realizimin e ndonjë projekti.(a.b).

You Might Also Like