Gjilan

Heronjtë e gjallë – bashkatdhetarët, janë përjashtuar nga roli i garantuesit të zhvillimit ekonomik lokal nga qeveria lokale dhe qendrore

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lutfi Haziri, në një konferencë për media, tha se bashkatdhetarët tanë janë garantuesit e paqes sociale dhe të zhvillimit ekonomik.
Kryetari Haziri tha se Dega e LDK-së po punon në vazhdimësi në agjendën e vet për pritjen e bashkatdhetarëve të cilët gjenden ne pushime në vendlindje.
Deri tani qindra bashkatdhetarë i kemi pritur në zyrë e i kemi vzituar ata, në komunikim të përditshëm, duke i ndarë shqetësimet dhe gëzimin që e kanë gjatë kësaj kohe.
“Natyrisht që mbeten heronjtë tanë të gjallë me kontribut e angazhim, sot e përjetë sepse ata janë jo vetëm garantuesit e paqes sociale, por mund të jenë edhe garantues të zhvillim lokal ekonomik, rol të cilin nuk e kanë dhe nga ky rol janë përjashtuar. Zatën jemi përjashtuar edhe ne nga qeveria për moskujdes dhe mosinteresim nga të gjitha programet sitemore të cilat kanë qenë të planifikuara dhe është dashur të realizohen. Nuk është bërë jeta më lehtë as në infrastrukturë e as në jetën e përditshme. Është për keqardhje që jemi qyteti i vetëm të cilit i dështon mbrëmja dhe agjenda kulturore si pritje për bashkatdhetarët tanë” – tha kryetari z. Haziri.
Vlerësojmë lartë punën e madhe të Prokurorisë dhe Policisë për zbardhjen e krimeve monstruoze në Karadakun e Gjilanit
Aktakuza e ngritur ndaj të dyshuarve për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, bashkë me shumë familje na ka gëzuar ky lajm, të cilët kanë pritur për më shumë se 25 vite për ardhjen e drejtësisë në vend sepse plaga mbyllet, shërohet, por kujtimet nuk harrohen asnjëherë, ka thënë kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, në konferencë për medie.
Vlerësojmë lartë punën e madhe te hetuesve dhe të atij mekanizmi të shtetit, të cilët kanë arritur që t’i zbardhin krimet monstrueze në Karadakun e Gjilanit. Mësuesi Rahim si veteran i arsimit dhe përkushtuar për lirinë dhe atdheun e tij, është vrarë në mënyrë mizore bashkë me shumë bashkëvendas të asaj ane, që përfshin Llovcën, Inatocin (Kokaj), Pogragjën, Uglarin e fshatrat tjerë. Ata nuk janë vetëm martirë, por janë kontributdhënës të mëdhenj dhe shpirti i tyre bën dritë në lirinë e Kosovës.
Shpresojmë shumë që angazhimi i organeve të shtetit do të arrijë të na i zbus zemrat dhe të na i realizojë pritjet tona që drejtësia vonon, por ajo triumfon një ditë, tha kryetari z. Haziri.

You Might Also Like