Sportet luftarake

Elorinë Musliu, karateistja e klubit “AS”, do të paraqitet në Salzburg në Serie A

Talentja e madhe e KK “AS” nga Gjilani, Elorinë Musliu, në kategorinë U-21 deri në 50 kg, do të garojë për herë të parë në Salzburg të Austrisë në garat e Serie A.

Kjo pjesëmarrje për talenten Musliu do të jetë e vlefshme për grumbullimin e pikëve në Serie A dhe kualifikimin për në Premier League, ku njëherazi bëhet rangimi nga Federata Botërore e Karatesë WKF për të marrë pjesë më pas në Kampionatin Botëror, i cili do të mbahet për kadetë, juniorë U-21 në muajin tetor në Venecia të Italisë, me datat 13-15 shtator.

“Do të jetë një sprovë shumë e vështirë me karateistë shumë të mirë nga shumë vende të botës, por ne jemi përgatitur për këtë sfidë shumë të rëndësishme. Elorina do të japë gjithçka nga vetja për rezultate pozitive. Ne nuk do të shkojmë në Salzburg si turistë, por kërkojmë që të përmbushim synimet tona dhe urojmë që Elorina të na gëzojë me paraqitjet e saj,” ka thënë trajneri i KK “AS”, Alban Beqiri, i cili njëherazi është edhe përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në karate për grup-moshat e reja.

Elorinë Musliu është kampione e Kosovës 2024, ndërsa këtë udhëtim e mundësuan DKRS.

You Might Also Like