Futboll

Pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Drita, mbyllet në paqe

Ballkani dhe Drita kanë zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë, me disa raste të mira shënimi, situate të dyshimta dhe angazhim të pashoq.

Të dy palët ndeshjen e kanë nisur me lojë të hapur e pa kalkulime të shumta, kurse edhe rastet nuk kanë munguar.

Në pjesën e parë, Drita pati një rast shumë të mirë për të shënuar, por Manaj edhe pse e kaloi edhe portierin për pak është vonuar.

Në anën tjetër, në minutën 35 rast të mirë pati Ballkani, bile u aludua edhe për penalti, por edhe pas shikimit të VAR-it u pa se asgjë nuk pati kontestuese.

Në minutën e fundit të pjesës së parë rast të mirë pati edhe Manaj, i cili është shërbyer shumë mirë nga Sheji, por gjuajtja e tij me kokë për pak shkoi jashtë portës. /kryelajmi.com/

You Might Also Like