Federata e Badmintonit e Kosovës për herë të dytë ka organizuar ngjarjen Shuttle Time, në të cilin po marrin pjesë 20 profesorë të edukimit sportivë.
Siç ka theksuar Lulzim Haziri, kryetar I Federatës së Badmintonit të Kosovës, kjo ngjarje ka për qëllim që të diplomohen sa më tepër mësues të Badmintonit dhe që në të ardhmen të njëjtit të japin kontributin e tyre në shkollat përkatëse.
Ky trajnim është mbajtur në Shkollën ,,Don Bosko’’ në Gjilan e kryetari Haziri, ka paralajmëruar aktivitete të tilla edhe në të ardhmen./kryelajmi.com./