Gjilan

Shpend Nuhiu: Do të vazhdojmë të punojmë për të ofruar mundësi më të mira për të rinjtë tanë

Është mbajt dëgjimi publik për Rregulloren e ndarjes së bursave për studentë në Gjilan
Të pranishmit diskutuan lidhur me kriteret dhe procedurat e reja për ndarjen e bursave.
Pjesëmarrësit, përfshirë edhe studentët, ndanë mendimet dhe sugjerimet e tyre, duke kontribuar në përmirësimin e kësaj rregulloreje.
Shpend Nuhiu, drejtor i Arsimit në Gjilan, tha se kjo rregullore përcakton procedura të detajuara për menaxhimin e ndarjes së bursave për studentët e Komunës së Gjilanit, që studiojnë në universitetet e Kosovës dhe ato brenda Komunës së Gjilanit, pa bërë dallime mbi baza etnike, gjinore, racore, fetare apo politike.
Ai tregoi, se po ashtu me këtë rregullore përcaktohen kriteret e poentimit, kushtet e nevojshme, shpallja e konkursit, përbërja dhe detyrat e komisionit, komisioni i ankesave, si dhe procesi i ekzekutimit të pagesave.
Drejtori i Arsimit, falënderoi të gjithë për angazhimin dhe pjesëmarrjen.
“Do të vazhdojmë të punojmë për të ofruar mundësi më të mira për të rinjtë tanë”, tha Shpend Nuhiu.

You Might Also Like