Gjilan

Raporti i Prokurorisë Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë’’, ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’, ‘’Tregtia e ndaluar’’ dhe ’’Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’’, një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Deklarimet e rreme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’.

You Might Also Like