Sportet me dorë

Djemtë e Gjimnazit Natyror ,,Xhavit Ahmeti,, kampionë komunalë në basketboll

Në Palestrën e Sporteve ,,Bashkim Selishta – Petriti’’ në kuadër të sportit shkollor janë mbajtur garat në basketboll për Shkollat e Mesme të Ulta dhe Shkollat e Mesme të Larta, në të cilat është treguar basketboll cilësor.

Kështu, në finalen e parë për Shkollat e Mesme të Larta janë takuar Gjimnazi Natyror ,,Xhavit Ahmeti’’ dhe Shkolla e Mesme Teknike ‘’Mehmet Isai’’. Djemtë e udhëhequr nga Blerim Shala, profesor i Kulturës Fizike dhe Sportit janë treguar më të mirë dhe me plot meritë kanë ngadhënyer me rezultat 31:17.

Ekipi i Gjimnazit Natyror ,,Xhavit Ahmeti’’ është përbërë nga nxënësit Yll Ibrahimi, Eronit Rrahmani, Euron Maliqi, Valton Haliti, Redon Kqiku, Jon Shkodra, Art Rasimi, Yll Qerimi, Orest Junuzi dhe Reis Hashani.

Blerim Shala, trajner i këtij ekipi, ka thënë se është kjo një përbërje e mirë me të cilën mund të arrihen suksese edhe në nivel rajonal, por edhe në atë shtetëror.

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror ,,Xhavit Ahmeti’’ ka përgëzuar nxënësit për suksesin e arritur dhe ka shprehur besimin se edhe në të ardhmen do sjellin medalje e kupa nga garat sportive.

You Might Also Like