Futboll

Robert Rrahmani i SC Gjilanit merr epitetin “Ylli i Javës”

Paraqitja në ndeshjen e xhiros së 10-të në Albi Mall Superligë është vlerësuar me çmimin “Ylli Javës” për futbollistin Robert Rrahmani, i cili krahas golit krucial që i solli fitoren ekipit, kontriboi gjithashtu me volumitetin të cilin e dha në lojë.
Fantazisti skuadrës pranoi çmimin në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, pas vlerësimit nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje: Enes Shosholli, Bujar Guta dhe Avni Shala.
Pasi pranoi çmimin Robi u shpreh i lumtur që për herë të parë këtë edicion u vlerësua si më i miri i javës.
“Trajneri na ka motivuar shumë. Renditja tabelare nuk është realiteti i ekipit tone. Organizimi i klubit dhe seancat stërvitore janë në perfekcion dhe presim që ta gjejmë lojën tonë”, theksoi ndër të tjerash Rrahmani.

You Might Also Like