Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr pjesë në samitin për praktikat më të mira të pjesëmarrjes publike në kuadër të aktivitetit kontrata sociale të organizuar nga USAID-i.
I pari i Gjilanit, tha se çmimet e mirënjohjes publike janë të rëndësishme dhe motivuese për zyrtarët më të mirë dhe qytetarët më aktiv.
“Ky proces duhet të vazhdoi përmes nominimeve publike për mirënjohje të qytetarisë aktive dhe shërbimit model”, tha Alban Hyseni.
Kryetari, vlerësoi se buxhetimi me pjesëmarrje, “Merr pjesë, vendos”, nismë e filluar vitin e kaluar si praktikë të mirë nga Aktiviteti Kontrata Sociale në bashkëpunim me USAID-in, do të vazhdoi.
Alban Hyseni, tha se projekti është realizuar në shtatë lokalitete ku kishte pjesëmarrje aktive, duke marrë një rol aktiv në vendimmarrjen për projektet e tyre që të përfshihen në buxhetet komunale.
+2
Të gjitha reagimet:
6