Futboll

Futbollisti Edion Kastrati – krenari dhe emocion ta mbashë veshur fanelën “dardane” të Kosovës

Futbollisti nga Karaqeva, i cili jeton e vepron në Gjermani, i cili djersitë fanellën FC Freiburger, Edion Kastrai është ftuar nga përzgjedhësi i Kombëtarës së Kosovës në futboll U17 Arbnor Morina për dy ditë në grumbullimin i cili është duke u mbajtur në Kompleksin Sportiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali. Sulmuesi i krahut të majtë e të djathtë, Edion Kastrati, i cili shquhet për talentin e tij në fushën e futbollit nuk i ka fshehur emocionet e tij që për herë të parë ka veshur fanelën “dardane” të shtetit të Kosovës.

“Është një ndjejnë e paharrueshme në jetën time kjo ditë për mua është një ditë e veçantë ku më ka bë krenar dhe tejet të lumtur që i përkas Kombëtarës së Kosovës është një emocion i papërshkuar edhe pse jam lindur e rritur në Gjermani gjithmonë në zemrën time ka qenë shteti i Kosovës që djersa ime të derdhet për “dardanët” e Kosovës” thotë i emocionuar Kastrati.

Lidhur me grumbullimin e bashkëlojtarve të tij në petkun e Kosovës Edioni ka fjalë tejet të mira.”Gjithqka ka qenë prefekt nga ana e trajnerve, poashtu unë dhe bashkëlojtarët e mi kemi dhënë më të mirën për ti shfaqur cilësit tona e për ti bindur trajnerët në kualitetet tona.”

Futbollit të Kosovës po i vije një talent që në të ardhmën premton shumë

You Might Also Like