Gjilan

Udhëheqësi njësisë për të drejtat e njeriut, vizitoi fëmijët me Sindromën Down

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, udhëheqës i njësisë për të drejtat e njeriut në Komunën e Gjilanit, Ardian Foniqi, ka vizituar fëmijët me Sindromën Down.
Ai tha se në këtë ditë të veçantë që u kushtohet personave me aftësi të kufizuara ka qënduar aty.
Sipas tij të kalosh kohë me ta është një përvojë që mbush zemrën me dashuri dhe mirënjohje.
“Këta fëmijë na mësojnë shumë për forcën, pastërtinë dhe dashurinë pa kushte. Ata na kujtojnë se secili prej nesh ka diçka unike për të ofruar dhe se barazia dhe përfshirja janë vlera thelbësore të një shoqërie të drejtë”, tha Ardian Foniqi.
Udhëheqësi i njësisë për të drejtat e njeriut, shtoi se angazhimi për të mbështetur fëmijët me aftësi të kufizuara dhe për t’u krijuar atyre mundësi të barabarta është detyrë e përbashkët.
“Sot, më shumë se kurrë, le të jemi zëri i tyre dhe të punojmë për një shoqëri pa barriera, me dashuri dhe respekt për të gjithë”, tha Foniqi.

You Might Also Like