OPINION

Në përkujtim të 80-vjetorit të Masakrës së Gjilanit

Objekti i OZNA (shërbimit famëkeq serb)
Objekti është ndërtuar midis dy luftërave botërore me një dizajn të veçantë, unik e të kohës. Vendndodhja e saj është në rrugën “Adem Jashari” më saktësisht përballë Postës së Madhe në qendër të Gjilanit. Në hapësirën e saj tani veprojnë disa lokale afariste, ndërsa në katin e epërm vepron Teknika Popullore.
Gjatë okupimit të Kosovës objekti i ndërtuar shërbente si seli e Gjykatës së Rrethit të Gjilanit dhe e Prokurorisë Shtetërore, ku një kohë ishte vendosur edhe OZNA (UDB-ja) shërbimi sekret jugosllav.
Në teritorin e këtij objekti, më saktësisht mbrapa objektit ndodheshin disa dhoma që janë përdorur për burgosjen dhe malltretimin e shqiptarëve, ku vetëm në fund të Luftës së Dytë Botërore janë burgosur, maltretuar dhe likuiduar pa gjyq me mijëra shqiptarë të pafajshëm.
Dr. Blerim Haziri

You Might Also Like