OPINION

DITËLINDJA E FITORES SË HEROIT TË KOMBIT REXHEP MALAJ

29 Gushti shënon ditëlindjen e vajzës së Heroit të Kombit Rexhep Malaj, të nderuarës Fitore Malaj!
Një prej figurave më të mëdha të popullit tonë e të luftës për liri e çlirim të Kosovës, Udhëheqësi famëmadh Rexhep Malaj, kur u lind Fitorja, u bë edhe prind dhe Atdheut përpos veprave e heroizmave të Tij të mëdha, po i linte thesarë edhe femijë!
Për lëvizjen politike ilegale patriotike, ardhja në jetë e Fitores, ishte dhe mbetet një nga gëzimet e mëdha!
Atdhetarët e vërtetë dhe të mëdhenj, por edhe shqiptarët e thjeshtë dhe të të gjitha moshave, i gëzohen ditëlindjeve të nderuarës Fitore Malaj!
Fitorja është simbol i madh, dhe të të gjithë ata që e kanë qenë të përkushtuar me zemër e shpirt në luftën kundër Serbisë pushtuese dhe kanë dhënë kontribut të madh në luftën për liri e çlirim, i gezohen ditëlindjeve dhe jetegjatesisë se sajë!
Fitorja ishte mbesa e dashur e Axhës Mehmet, i cili te Fitorja shihte pasardhësen e figurës legjendare të djalit të Tij, Heroit të Kombit Rexhep Malaj!
Fitorja e gëzonte shumë Gjyshin e sajë Axhën Mehmet dhe Nënën e sajë Hanife Malaj, ua shtonte forcat për të qëndruar e për tu bërë të pamposhtur përballë provakacioneve dhe presionit të UDB-së dhe rregjimit gjakatar serb!
💯 vite Fitore, jetë të lumtur, shëndet e suksese të mëdha Ty e të gjithë familjes Tënde!
Me respekt e me shumë nderim,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 29 Gusht 2021!

You Might Also Like