Futboll

Lëvizjet e fundit të Gjilanit para sfidës së fundjavës ndaj Dritës

Skuadra ka lënë prapa ndeshjen e fundit kampionale dhe është e përqendruar masksimalisht në duelin e radhës ndaj rivalit lokal FC Drita.

Me ritëm të lartë dhe vetëbesim, ‘kuqebardhët’ kanë realizuar edhe sesionin e fundit stërvitor para duelit të së shtunës, i cili është udhëhequr nga ndihmëstrajneri Muharrem Bajrami dhe Andi Kulli.

Gjithë grupi është në dispozicion, përfshirë edhe kapitenin Edison Kqiku, i cili është rikthyer nga lëndimi pas një pauze disa javore për shkak të lëndimit.

Mëngjesin e së shtunës ekipi ka zhvilluar provën e fundit gjenerale dhe është gati për ballafaqimin me rivalët lokal, i dyti këtë edicion.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Dritës zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

        

You Might Also Like