Më 11 Janar 2025, në kuadër të Agjendës së Kontratës Sociale, u mbajt një takim i radhës mes Komunës së Vitisë, stafit të shkollës si përfituese dhe përfaqësuesve të USAID-it për funksionalizimin e kabineteve në shkollën “Kongresi i Manastirit”. Gjatë këtij takimi u prezantua lista finale e pajisjeve për kabinete të kimisë, biologjisë dhe elektros/makinerisë, duke adresuar edhe komentet e fundit nga ish drejtori dhe qytetarët e Pozharanit, këshilli drejtues i shkollës dhe arsimtarët e lëndëve.
Pas këtij procesi, pritet që procedurat e prokurimit të publikohen nga Komuna dhe USAID, me qëllim që kabinetet e shkollës të bëhen funksionale dhe t’u mundësohet nxënësve të zhvillojnë aftësi praktike. Ky angazhim i përbashkët përmes Agjendës së Kontratës Sociale përfaqëson një shembull të rëndësishëm të bashkëpunimit mes institucioneve dhe qytetarëve.