Seanca urgjente e thirrur këtë enjte nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, përsëri është injoruar nga këshilltarët komunalë të opozitës.
Pas mbylljes së seancës për mungesë kuorumi, i pari i komunës ka mbajtur përsëri konferencë për media për t’i informuar qytetarët e Gjilanit për mos mbajtjen e seancës për miratimin ne buxhetit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se edhe sot në seancën urgjente të Kuvendit Komunal, opozita e ka injoruar thirrjen tonë duke e quar kështu Komunën e Gjilanit drejt një gjendje emergjente që i lë qindra familje pa paga, e gjithashtu stopon të gjitha investimet kapitale.
“Ne do të vazhdojmë të thërrasim seanca urgjente, duke shpresuar në reflektimin e shpejtë të opozitës”, tha kryetari Alban Hyseni.
Nga ana tjetër i pari i komunës përsëri ka ftuar mbledhje urgjente të Kuvendit Komunal për nesër (ditën e premte) në orën 09:00 dhe pas saj edhe konferencë për medie.