Investime jo të pakta janë duke u zhvilluar në Komunën e Gjilanit. Këto projekte kanë për qëllim krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Kryetari i Komunës s ë Gjilanit Alban Hyseni, tha se afër 10 milionë euro investime brenda një rrezeje prej rreth 500 metrash.
“Po realizohen projekte të rëndësishme që po e transformojnë qytetin”, tha Alban Hyseni.
I pari i komunës, tregoi se bëhet fjalë për Sallën e Sporteve në vlerë prej 2.7 milionë euro, Stacionin e Autobusëve në vlerë rreth 1 milionë euro, Shkollën e Mjekësisë në vlerë prej 3.3 milionë euro dhe Qendrën për Qëndrim Ditor dhe Përkujdesje për të Moshuarit në vlerë prej 2.5 milionë eurove.