Futboll

Gjilani shpëton nga humbja në kohën shtesë

Ndeshja në Gjilan filloi me një numër të vogël të shikuesve. Gjilani u fut në këtë ndeshje për të përmirësuar ecurinë e tyre të dobët, kurse Dukagjini udhëtoi në Gjilan pasi u shkatërrua 0:5 nga Ballkani.

Morina gjuajti bukur në këndin e djathtë të poshtëm, por portieri i Dukagjinit Margono u shtri i tëri dhe priti gjuajtjen e tij. I njëjti lojtar sërish gjuajti në topin e kthyer, por gjuajtja e tij u bllokua.

Në minutën 27 Prapashtica harkoi për mrekulli, Armend Thaqi bukur e ndali topin dhe qëlloi fuqishëm, por topi u përplas për tërthorëse.

Në minutën 42, Elezaj i mysafirëve pati rast të mirë shënimi, por Bllaca me grusht e dëboi topin mbi traversë. Edhe Altin Merlaku pati rast të mirë shënimi pas goditjes nga këndi, por gjuajtja e tij me kokë për pak shkoi mbi traversë.

Në sekondat e fundit të kohës shtesë, pas një gabimi të pakuptimtë të mbrojtës së Gjilanit, Mërlaku e gjeti Pefqelin e ky me një gjuajtje të saktë qëlloi këndin e poshtëm të djathtë të portës së portierit Arion Bllaca për rezultatin 0:1, që ishte rezultat i pjesëlojës së parë.

Pas shumë përpjekjeve në pjesën e dytë, Gjilani ia ka dalë të barazojë krejt në fund të takimit edhe atë në kohën shtesë nëpërmjet kapitenit Armend Thaqi, i cili ka shënuar një supergol, por që për Gjilanin do të ketë më shumë domethënie për mbijetesë se sa për Evropë, ngase me këtë barazim shanset janë zbehur shumë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like