Futboll

Te Gjilani klimë pozitive para duelit të fundit kampional ndaj Ferizajt!

Skuadra ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në prag të duelit kampional ndaj Ferizajt, takim ky që mbyll ciklin futbollistik 2024/25.

Në një klimë tejet pozitive grupi është mbledhur për herë të fundit këtë edicion, derisa do të udhëtojë të dielen drejt Ferizajt për të kërkuar suksesin evropian.

Gjithë skuadra pritet të jetë në dispozicion për këtë ndeshje sikurse asnjëherë më parë, derisa me shumë besim pritet kjo përballje, pasi që mundësia për të qenë pjesë e fazës së eleminatorieve në Ligën e Konferencës është ende prezente.

     

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit do të zhvillohet në stadiumin ndihmës në Ferizaj me fillim nga ora 16:00.

You Might Also Like