KRONIKË E ZEZË

Arrestohen tre të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

Njësiti i Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan si rezultat i ndërmarrjes së veprime të shpejta operative hetimore nën autorizimin e Prokurorit të Shtetit, sot me datën 27.05.2025 ka arrestuar tre të dyshuar N.A. (viti i lindjes 1998), M.A. (viti i lindjes 1993) dhe S.T. (viti i lindjes 1989), meshkuj kosovar nga fshati Ranillug.
Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë siguruar dëshmi të arsyeshme se tre të dyshuarit, dyshohet se me datën 16.05.2025 rreth orës 01:40 në fshatin Ranillug pas një mosmarrëveshje të çasti kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke e goditur me mjetë të fortë dhe shkaktuar viktimës lëndim të rëndë trupor.
Tre të dyshuarit pas intervistimit në prezencë avokatëve mbrojtës me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

You Might Also Like