Klubi dhe futbollisti në fjalë fillojnë bashkëpunimin i cili ka vlefshmërinë deri në verën e vitit 2027.
Mbrojtësi nga Shkupi vjen si një kampion nga radhët e Shkëndisë së Tetovës, derisa më parë ka veshur dhe triumfuar edhe me fanellat e Shkupit, Vllaznisë së Shkodrës dhe Bylysit.
31 vjeçari ka karrierë të pasur sportive duke patur disa përvoja ndërkombëtare me klubet si Uta Rad në Rumani, Zalgiris Vilnius në Litani dhe SKA Khabarovsk në Rusi.
Adili është mirëpritur nga drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani, derisa ekipit do ti bashkohet në fazën përgatitore e cila fillon më 1 Korrik.