Prishtina e Re zyrtarizon goditjen e madhe, nënshkruan me Florian Smakiqin.
Njoftimi i plotë nga klubi prishtinas:
Florjan Smakiqi bashkohet me KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re zyrtarizon afrimin e portierit Florjan Smakiqi, i cili do të jetë gardiani i portës në edicionin debutues në Superligë.
26-vjeçari sjell me vete një përvojë të rëndësishme në futbollin vendor, duke qenë pjesë e klubeve si Feronikeli dhe së fundmi Drita, me të cilat ka fituar dy tituj kampioni të Superligës së Kosovës, në edicionin 2018/19 dhe në edicionin 2024/25.
Transferimi i Smakiqit përbën një vlerë të shtuar për grupin tonë, si në aspektin e cilësisë në portë, ashtu edhe në atë të stabilitetit dhe përvojës që nevojitet për të garuar në Superligë!
Mirë se erdhe, Florjan Smakiqi