LAJME

Fatos Ramadani shembull i përkushtimit dhe angazhimit qytetar në Gjilan

Fatos Ramadani është një figurë e njohur dhe e respektuar në qytetin e Gjilanit. Prej 17 vitesh ai është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. I njohur si një person i sjellshëm, punëtor dhe gjithmonë pranë qytetarëve, Fatosi gëzon respekt të gjerë në mesin e gjilanasve.

Angazhimi i tij nuk është i kufizuar vetëm në politikë. Prej vitesh, Fatosi është pjesë aktive edhe e klubit të futbollit Drita, kampionit aktual të Kosovës dhe një nga klubet më të organizuara në vend. Ai është anëtar i kryesisë së klubit dhe luan një rol kyç në organizimin e ndeshjeve, si në skenën vendore ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Përkushtimi i tij në sport tregon dashurinë e tij për qytetin dhe dëshirën për të përfaqësuar denjësisht Gjilanin në çdo fushë.

Fatos Ramadani përfaqëson një brez të ri të politikanëve të përkushtuar, që me punën e tyre synojnë të sjellin ndryshim pozitiv dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetin dhe banorët e tij.

Sipas informacioneve të siguruara, Fatos Ramadani pritet të jetë njëri nga kandidatët për Asamblenë Komunale në Gjilan në zgjedhjet e ardhshme. Kjo kandidaturë vjen si rrjedhojë e përkushtimit të tij të gjatë dhe të pandalshëm ndaj qytetit dhe qytetarëve të Gjilanit.

You Might Also Like