SC Gjilani po vazhdon me përgatitjet në Bansko të Bullgarisë, ku edhe i ka zhvilluar deri më tashti dy miqësore. SC Gjilani nuk ia doli që në asnjërën nga këto dy ndeshje të shënojë fitore dhe derisa ka barazuar 1:1 me një ekip nga elita e futbollit rumun, FC Politehnica lasi, në miqësoren tjetër me anëtaren më të re të Superligës së Kosovës – Prishtina e Re, ka pësuar humbje të thellë me rezultat 5:0.
Se këto rezultate nuk pasqyrojnë gjendjen reale të përgatitjeve të SC Gjilani, ekipi kuq e bardh mund ta dëshmojë që sot, kur në ora 18 e 30 në miqësore do të përballet me ekipin Arkadag nga Turkmenistani, ekip ky që garon në ligën elitare të Turkmenistanit dhe është kampion aktual. i AFC Challenge League. /kryelajmi.com/