Gjilan

Humanisti Haxhi Ramadan Muji dhuron aparat pastrimi për SHFMU “Vesel Muja” në Mihir të Bresalcit

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Vesel Muja” në fshatin Mihir të Bresalcit është pajisur me një aparat profesional për pastrim, dhuruar nga humanisti i njohur Haxhi Ramadan Muji.

Ky donacion u dorëzua në mënyrë solemne nga vetë z. Muji dhe familja e tij – pronarët e Auto Sallon “Muji”, një kompani e njohur nga diaspora me seli në Zvicër. Pajisja iu dorëzua drejtorit të shkollës, z. Ajvaz Beqiri, në prani të stafit dhe nxënësve.

“Ne nuk do të ndalemi kurrë së ndihmuari popullin dhe fëmijët tanë. Me shumë dashuri ua dhurojmë këtë pajisje nxënësve të kësaj shkolle, sepse ata janë e ardhmja e kombit tonë dhe meritojnë të rriten në kushte të shëndetshme, sikurse të gjithë fëmijët e botës,” – u shpreh Haxhi Ramadan Muji.

Drejtori i shkollës, z. Ajvaz Beqiri, shprehu falënderimet e tij për këtë kontribut të çmuar:
“Jemi thellësisht mirënjohës për këtë dhuratë kaq domethënëse. Pajisja e dhuruar do të ndihmojë në mbajtjen e pastërtisë së ambientit shkollor, gjë që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e nxënësve tanë. Falënderim i veçantë për Haxhi Ramadan Mujin dhe familjen e tij për përkushtimin ndaj fshatit tone.”

Humanisti Haxhi Ramadan Muji bëri të ditur se angazhimi i tij për të mbështetur shkollat dhe fshatin do të vazhdojë edhe në të ardhmen, përmes projekteve të ngjashme humanitare.

Në përmbyllje të ceremonisë, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje, donatori dhe drejtori i shkollës shkëmbyen simbolikisht nga një pikturë.

You Might Also Like