Rreth 300 punëtorë të “Tregut” në Gjilan, ende pa paga!
Sot, më 14 gusht, rreth 300 punëtorë të “Tregut” në Gjilan ende nuk kanë marrë pagat e tyre, dhe kjo vonesë është e turpshme dhe e papranueshme.
Institucionet komunale dhe përgjegjësit kompetent duhet menjëherë të marrin masa që punëtorët të marrin shpërblimin e merituar për punën e tyre.
Mosrespektimi i afateve të pagesës jo vetëm që shkel të drejtat e punëtorëve, por dëmton edhe besimin në administratë e menaxhment.
Jemi të vendosur të mbrojmë zërin e çdo punëtori dhe t’i kërkojmë llogari çdo institucioni që dështon në detyrën e tij.
Paga e punëtorit nuk duhet të jetë asnjëherë peng i neglizhencës apo mosmenaxhimit.
Nazim Gagica, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan