Qeverisja aktuale e ka fundosur qytetin tonë.
Gjilani është zhytur në krizë të thellë, pa investime, me buxhet të keqmenaxhuar, me shpenzime të pakontrolluara, nepotizëm dhe vendime të jashtëligjshme.
Por koha e dështimeve dhe degradimeve përfundon më 12 tetor.
Së shpejti, Gjilani do të ketë një qeverisje profesionale, të ndershme dhe transparente. Një qeverisje që flet me qytetarin, që e respekton gruan dhe e bën pjesë të barabartë në vendimmarrje, që fuqizon të rinjtë dhe që investon në zhvillimin e çdo lagjeje e fshati.
Unë jam i përkushtuar të rikthej besimin, dinjitetin dhe zhvillimin në qytetin tonë.
Ky është misioni im. Por për me ja dalë, na duhesh edhe ti”.
Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-SË në Gjilan