Gjilan

Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza po bëhet realitet

Sot, në ambientet e KRU “Hidromorava” bashkë me drejtorin për Kosovë të zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sergiy Maslichenko dhe përfaqësues tjerë nga BERZH-i, si dhe bashkë me kryeshefin ekzekutiv të kompanisë “Hidromorava”, Ymer Salihu dhe anëtarët e bordit të ndërmarrjes, nënshkruam projektin për ndërtimin e kolektorëve dhe mbikëqyrjen e projektit të impiantit të ujërave të zeza në vlerë prej 12.6 milion euro.✍🏻📄
Ky është hapi i parë drejt realizimit të projektit kapital me vlerë 28 milion euro, që do të sjellë fabrikën moderne për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan.

You Might Also Like