Libri

Doli nga shtypi libri “Veteranët e shëndetësisë së Anamoravës” i autorit dr. Xhavit Hajdari

Dr. XHAVIT HAJDARI, “VETERANËT E SHËNDETËSUSË SË ANAMORAVËS ”, Prishtinë 2025, fq. 160
=================
Më 12.09.2025 doli nga shtypi monografia “Veteranët e shëndetësusë së Anamoravës”, i dr. Xhavit Hajdarit, vepër e parë në këtë rajon që i kushtohet profesionistëve shëndetësor të Anamoravës e cila përmban dhe ca shënime shtesë që ndërlidhen me rrugëtimin e mjekëve të katij rajoni nga studimet bazike gjer tek specializimet dhe avansimet më të larta shkencore të tyre gjë që ia shton vlerën e rëndësinë kësaj monografie.
Me të drejtë dr. Xhaviti e bën periodizimin e zhvillimit të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë në 1. Periudha e lulzimt(1969-1999), 2. Periudha e sakrificës(1991-1999) dhe 3. Peruidha e ringjalljes dhe luhatjeve(1999- 2025).
Në këtë monografi kureshtari gjen shënime për mjekun dr. Fahri Gjilani, doajenin e shqiptarisë i lindur 1881 etj.
Gjithashtu prezantohen shënime për shëndetësinë e Gjianit dhe Anamoravës dhe veçan spitalin e qytetit me specialitetet e saja.
Këtu jepen themeltarët dhe profesoriati i Fakultatit të Mjekësisë në Prishtinë. Me radhë pastaj sipas abc-së jepen biografitë e mjekëve.
Kjo vepër, monografi duhet ta kenë spitalet, QKMF-të , pa dallim, komuna e bibliotekat jo vetëm të qytetit dhe të gjithë të interesuarit.
Kjo monografi ka vlerë shumë të madhe për të mos lënë në harresë punën e angazhimin e mjekëve në parandalimin, trajtimin dhe përkujdesjen në veçanti të moshës fëminore, nënave që përbëjnë pjesën më vullnerabile të popullatës dhe paraqesin ardhmërinë e një shteti.
Përgëzime të përzemërta dr. Xhavitit për punën dhe angazhim e madh për kolegët e tij dhe për lexuesit në përgjithësi.
dr. Zijadin V. Hasani

You Might Also Like