Kjo ishte pamja e sontme, në takim që nuk ishte as takim qendror. Është e qartë se Arbër Ismajli i ka fituar zemrat e gjilanasve tashmë. Është e qartë se LDK po kthehet në Gjilan.
Arber Ismajli është përfaqësues i brezit të ri të politikës sonë. I rritur me vlerat e LDK-së, me kulturën e ndershmërisë dhe të shërbimit. Ai nuk vjen në këtë garë për të provuar veten, por për të provuar se Gjilani meriton më shumë. Ai ka një vizion të qartë për të ardhmen e qytetit, një plan konkret për zhvillim, dhe mbi të gjitha një ndershmëri që i jep siguri çdo qytetari.