Pas arritjes së dy marrëveshjeve të mirëkuptimit, në mes të Komunës së Gjilanit dhe projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (Accessible Quality Healthcare), janë blerë ultrazëri modern dhe pajisje mjekësore për urgjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Ultrazëri në vlerë rreth 20 mijë euro dhe pajisjet mjekësore në vlerë mbi 21 mijë eurove, ku Komuna e Gjilanit ka participuar me 20 për qind ndërsa AQH-ja me 80 për qind, janë dorëzuar në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan.
Këto do të jenë një mbështetje të rëndësishme për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët tanë.
Punonjësit shëndetësor të QKMF-së, janë falënderues për kontributin e vazhdueshëm të Komunës së Gjilanit dhe AQH-së në fuqizimin e kujdesit shëndetësor në komunitetin tonë.