Mëngjesin e nisëm së bashku me disa nga kandidatët për asamble komunale, me të cilët pimë kafe në qendrën e madhe tregtare Agmia Centre.
Diskutuam për pritshmëritë e mëdha të qytetarëve, entuziazmin për ndryshim, e shpresën e madhe që bizneset, e komuna jonë në tërësi do të bëhet #MaMirë! 

Faleminderit për mikpritjen z. Ahmet!

Drita- Krenaria e Qytetit, klubi futbollistik që ka bërë historinë në sport, na mirëpritën sot ngrohtësisht për të diskutuar për problemet aktuale të klubeve sportive.
U zotuam për përkrahjen tonë të parezervë në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore, e pashmangshëm biseduam edhe për çështjen e stadiumit të qytetit, për të cilin projekt ne i kemi zgjidhjet.
Qyteti i sportit meriton më mirë, mundet më mirë, e do të zgjedh #MaMirë!
