Zgjedhjet Lokale 2025

Alban Hyseni ka fituar më së shumti vota në garën për Gjilanin

Alban Hyseni, kryetar i deritashëm i Gjilanit për pak nuk e ka fituar garën në Gjilan pa balotazh, ngase në bazë të votave të numëruara, të cilat i ka shpallur KQZ, Alban Hyseni ka fituar 21463 vota apo 49,57 përqind të votave.

Në këtë garë, i dyti doli Arbër Ismajli, i LDK-së, i cili mori 14,761 vota, apo 34,24 përqind, i pasuar nga Riad Rashiti, i PDK-së, i cili ka fituar 5273 vota, apo 12,23 përqind. Në pozitën e katërt është pozicionuar Nazim Gagica me 843 vota apo 1,96 përqind. Isa Agushi i Bashkimit për Ndryshim Anamorava ka marrë 622 vota, apo 1,44 përqind, kurse Ilir Poroshtica, i cili moti ka hequr dorë nga gara i ka marrë 146 vota, apo 0,34 përqind.

Votat nga diaspora mund t’a dërgojnë Gjilanin në balotazh, apo edhe mund që ta lënë pa balotazh.
Ndryshe, Alban Hyseni bashkë me simpatizantët e VV-së ka festuar para Teatrit të Qytetit në Gjilan, ku ka falënderuar të gjithë qytetarët për zgjedhje të rregullta, të qeta e demokratike. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like