Futboll

Debatik Curri i Gjilanit e nisi me fitore

Një Gjilan më i guximshëm nën udhëheqjen e Dabatik Currit është vërejtur që nga nisja e ndeshjes, ndërkohë që mbrojtja ishte shumë më e sigurt se herëve tjera. Nga shumë raste të huqura, Gjilani e konkretizoi një që ishte i mjaftueshëm për t’I marrë tri pikë të arta.

Gjilani ka patur shumë raste, në ndeshjen të cilën e ka kontrolluar gjatë tërë kohës ndaj Prishtinës së Re, kurse pas shumë rasteve goli ka ardhur shumë vonë, pas minutës 89 edhe atë nga Senad Jaroviq.

Ky gol është rishikuar në sistemin VAR, por u pa qartë se Jaroviq ishte më prapa dhe nuk bëhej fjalë për pozitë jashtë loje, andaj goli u vërtetua dhe rezultati deri në fund mbeti 0:1. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like