Gjilan

Gjilani shpërndan sistemin e ujitjes për 50 hekrarë me vishnje

Gjilan, 8 gusht 2017 – “Sistemi i ujitjes që po ndahet sot i dedikohet 50 hektarëve sipërfaqe të mbjella këtë vit me kulturën e vishnjes. Kjo fazë është përmbyllja e këtij projekti i cili është mbështetur nga program “Agro” i organizatës mike të Gjilanit, USAID dhe partneritetit me kompaninë “Calabria” e cila ka kontraktuar grumbullimin e tërësishëm të rendimenteve të vishnjes për 15 vitet e ardhshme”.

Kështu ka thënë drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani, i cili ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për përkrahjen e fuqishme të sektorit të bujqësisë dhe USAID-in e ndërmarrjen “CALABRIA” si donator, respektivisht si partner për ngritjen dhe qëndrueshmërinë e këtij projekti.

Drejtori Ramadani më tej ka pohuar se ky donacion për bujqit nënkupton zhvillimin e pemishteve dhe zgjerimin e tyre.

You Might Also Like