Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit i ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për përkrahjen. Ai në faqen e tij në facebook ka shkruar:
Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme. Mbi 15 mijë vota janë dëshmi e besimit, e shpresës dhe e guximit për ta ndryshuar bashkë të ardhmen e qytetit tonë.
Faleminderit secilit qytetar që besoi, që u angazhua dhe që kontribuoi në këtë rrugëtim. Faleminderit me zemër edhe diasporës sonë, që edhe këtë herë e dëshmoi dashninë dhe lidhjen e fortë me Gjilanin, duke qenë gjithmonë pjesë e zhvillimit e përparimit tonë.
Kjo është vetëm nisma e përbashkët për një Gjilan më të drejtë, më të bashkuar e më të zhvilluar. Një nismë që do të vazhdojë me përkushtim e me vizion të qartë për të ardhmen tonë të përbashkët.
Bashkë e nisim ndryshimin për Gjilanin e ri! Bashkë e bëjmë Gjilanin qytet të shpresës për të gjithë ju.
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli