ARSIMI

Nxënësit e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” me interes përcjellin ligjëratat në botën e teknologjisë

Në kuadër të  Programit të RiCloud Academy në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është mbajtur një trajnim me nxënësit e kësaj shkolle, para të cilëve janë paraqitur drejtues të  RiCloud Academy, Rinor Hasani, Çlirim Kurti, Vildane Zeqiri dhe Olta Rexhepi.

Aty është thënë se RiCloud Academy është një qendër profesionale në fushën e teknologjisë e cila ofron kurse dhe trajnime praktike në Programim, Siguri kibernetike dhe DevOps dhe Cloud.

Nga folësit është thënë se Misioni i tyre është të krijojnë një gjeneratë të re profesionistësh të teknologjisë duke u ofruar studentëve edukim cilësor, modern dhe të qasshëm për të gjithë.

Gjatë këtij trajnimi shumë domethënës për nxënësit tanë kanë trajtuar tema si Informimi i studentëve rreth RiCloud Academy dhe trajnimeve që ofrojnë, Informimi i studentëve rreth mundësive në fushën e teknologjisë, tregut të punës dhe karrierës dhe Ofrimi i një trajnimi falas orientues për studentët e interesuar në fushën e teknologjisë

Kjo ligjëratë ka ngjallur interesimin e nxënësve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, të cilët gjithashtu kanë shprehur interesimet e tyre në këtë temë dhe janë shprehur të gatshëm të thellojnë bashkëpunimin me RiCloud Academy.

You Might Also Like