Teatër

Pensionohet Mejreme Berisha, doajene e aktrimit

Pas dekadave të tëra në qindra role në profesionin e aktrimit, këtë të enjte është pensionuar Mejreme Berisha, aktore e Teatrit të Gjilanit.

Në një postim të tij në facebook, Avni Shkodra, aktor ka shkruar:

Sot, më e mira, ikona e Teatrit tonë, Mejreme Berisha vetëm formalisht doli në pension, sepse vazhdon të jetë ndër aktoret në të urta, më të mira dhe më të qeta gjatë procesit krijues, veti këto të cilat do ta mbajnë akoma gjatë në skenë.

Me dashurinë për kolektivin, Zonja Mejreme shpesh udhëton me trupën jashtë Gjilanit në shfaqjet që ajo nuk luan, vjen dhe na përkrah, na i përcjell reprizat dhe i jep peshë teatrit tonë.

Një jetë kushtuar teatrit, duke sakrifikuar e krijuar si në okupim e po ashtu edhe në sfidat e teatrit tonë pas lirisë.

Faleminderit zonja Mejreme për themelin e fortë që krijuat pëṛ teatrin tonë, të cilin ne po e gëzojmë e po mundohemi që akoma më tepër ta fuqizojmë e të krijojmë shfaqje e kushte më të mira pune për të gjithë krijuesit teatror./kryelajmi.com/.

You Might Also Like