LAJME

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” shkëlqejnë në garat e fizikës

Shtatë nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan kanë arritur vendet e para në garat e fizikës në nivel rajoni dhe ata do t’a përfaqësojnë Anamoravën në garat republikane, të cilat do të mbahen në ditët në vijim.

Ata janë përgëzuar nga drejtori I shkollës Bekim Mustafa dhe zëvendësdrejtori Agim Asllani, të cilët u kanë dëshiruar suksese edhe në garat e mëtejme.

Dhurata Sadiku, Eda Shaini dhe Diora Salihu kanë dalë të parat ndër bashkëmoshataret e veta, Erion Rexhepi e Dior Salihu ishin të dytët, ndërkohë që Erina Shala e Ari Haziri ishin të tretët, të gjithë këta nxënës të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, të cilët janë mirëpritur nga drejtori Bekim Mustafa, bashkë me mësimdhënësit e tyre Selvete Sylejmani dhe Saud Rrahmani.

“Urime nxënës dhe profesorë dhe sukseset edhe në garat e mëtejme republikane”, ka theksuar Bekim Mustafa, drejtor I shkollës, duke u dëshiruar fat. Ai ka thënë se pa vullnet, përpjekje, mund e djersë nuk arrihen këto suksese, andaj I ka përgëzuar për punën e bërë. Drejtoria u ka premtuar përkrahje këtyre nxënësve, ngase siç tha ai, këta nxënës e nderuan shkollën, qytetin dhe mbarë rajonin, kurse Mustafa nuk la pa thënë fjalë miradije edhe për aktivin e fizikës dhe profesorët që e përbëjnë atë, ngase puna e këtyre po shihet tek sukseset e nxënësve.

“Sa më tepër që punohet sukseset janë më të mëdha”, ka thënë profesoresha Selvete Sylejmani, derisa Saud Rrahmani, profesor është shprehur se është kënaqësi të punosh me nxënës të tillë.

Edhe Agim Asllani, zëvendësdrejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka uruar nxënësit dhe profesorët për sukseset e arritura, duke shtuar se nuk ka dyshim se suksese të mëdha priten edhe në garat republikane./kryelajmi.com/.

You Might Also Like