Futboll

Mbrojtja e Dritës me në krye Faton Malokun, kala e pamposhtur

Ferizaj dhe Drita janë përballur në ndeshjen hapëse këtë pranverë, e cila është zhvilluar në qytetin e Ferizajt.

Drita, që mëton të ruajë titullin kampion, pas një faze intensive përgatitore dhe disa përforcimeve, ka zhvilluar një pjesëlojë të parë të barabartë me Ferizajn, me raste të mira nga të dy palët, por pa ia dalë për të shënuar asnjëra skuadër në pjesëlojën e parë.

Mirëpo, krejt ndryshe ishte në pjesëlojën e dytë, kur që në minutën 48 Drita erdhi në epërsi me rezultat 1:0, kur pasi është shërbyer mirë nga thellësia, Kristal Abazaj I ka ikur mbrojtjes vendase dhe me urti ka gjetur këndin e majtë të portës vendase.

Drita pati mundësi për të shënuar edhe në minutën 50, por kësaj radhe gol të sigurt shpëtoi portieri Jovanovski. Drita mundi të shënojë edhe në minutën 62, por sulmuesit e saj për pak u vonuan.

Ferizaj ka rrezikuar në minutën 65 me Shabanin, por Maloku me mund e dërgoi topin jashtë fundores. Faton Maloku sërish ishte hero I Dritës, kur në minutën 70 ndali topin mu në vijën e portës. Edhe në minutën 88, portieri I Dritës Faton Maloku priti gjuajtjen ballore të Jusufit, duke shpëtuar portën e tij.

Drita ia doli të ruajë portën e vet për 90 minuta e gjyqtari Genc Nuza dha edhe pesë minuta shtesë, kohë në të cilën Ferizaj dha gjithçka nga vetja, që së paku të barazojë dhe një mundësi të tillë e patën në minutën e tretë shtesë, kur Planet Veseli gjuajti me volej nga 16 metra, por Faton Maloku sot ishte shumë në formë, duke e ndalu edhe gjuajtjen e shtatë të ferizajasve në portën e tij, për të ngelur rezultati 0:1. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like