Raiffeisen Superliga A – Femrat, Xhiro 13
Skënderaj 0-3 Drita
20-25, 23-25, 18-25
Drita ka arkivuar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Skenderajt, duke triumfuar me rezultat të pastër 3-0.
Skuadra nga Gjilani ishte më e qëndrueshme në momentet vendimtare të secilit set, duke menaxhuar mirë epërsinë dhe duke e mbajtur ndeshjen nën kontroll.
Skenderaj tentoi të reagojë, veçanërisht në setin e dytë, por Drita u tregua më e saktë në pikët finale.
Me këtë fitore, Drita e ruan pozitën e dytë në renditje me 29 pikë, ndërsa Skenderaj mbetet në vendin e pestë me 20 pikë.




