Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
Shënimi i 17 Shkurtit- Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Komunën e Vitisë kanë filluar sot me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Viti, si dhe më pas është mbajtur edhe një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Vitisë, në të cilën është folur mbi rëndësinë që ka kjo ditë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjatë kësaj seance nga një falë rasti e kanë mbajtur Bekim Azizi, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, Sokol Haliti, kryetar i kësaj komune si dhe nga Xhevgjet Ademi nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Viti. Gjithashtu nën organizimin e kësaj komune, konkretisht DKRS-së që nga 12 shkurti janë mbajtur aktivitete të ndrysmë kulturore e artistike për nderë të kësaj dite.Aziz Zuka


