KOMUNIKATË PËR MEDIA
Dega e Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Gjilan
Dega e PDK-së në Gjilan shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin e saj të plotë ndaj vendimmarrjeve të kundërligjshme të ndërmarra në seancën e sotme të Kuvendi Komunal i Gjilanit.
PDK konsideron se në këtë seancë janë evidentuar tri çështje serioze dhe të papranueshme:
Gjendja e papranueshme e kushteve elementare dhe degradimi i skajshëm i mjedisit ku mbahen seancat e Kuvendit Komunal, duke cenuar dinjitetin institucional dhe standardet minimale të funksionimit.
Paaftësia e kryesueses së Kuvendit për të paraqitur formulën e përcaktuar me ligj dhe rregullore për ndarjen e përfaqësimit në komitetet obligative të kuvendit komunal. Dhe votimin me shkelje procedurale që janë të evidentuara edhe përmes regjistrimit të mbajtjes së seancës.
Votimi i kundërligjshëm i anëtarëve të kuvendit për përfaqësimin e komunës në Asociacioni i Komunave të Kosovës. Ku janë votuar katër anëtar të VV e jo përfaqësim sipas asaj që është e përcaktuar.
Dega e PDK-së në Gjilan vlerëson se këto veprime përbëjnë shkelje serioze institucionale dhe janë të papranueshme nga pikëpamja ligjore dhe demokratike, andaj nuk kemi pajtuar që kjo seancë e Kuvendit Komunal të vazhdojë me shkelje të rënda dhe anëtarët e PDK kanë ndërprerë pjesëmarrjen e tyre në këtë seancë të KK Gjilan
Për rrjedhojë, njoftojmë opinionin publik se të gjitha këto çështje do të adresohen në institucionet përkatëse të Republika e Kosovës, me qëllim të rivendosjes së ligjshmërisë dhe funksionimit të rregullt institucional.




